Janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të Klevis Kapllanit në Rrogozhinë.
33-vjeçari u qëllua për vdekje brenda mjetit të tij ditën e djeshme, vrasje që dyshohet se është bërë me armë me silenciator.
Kapllani ishte babai i një vajze të mitur e kishte qenë dënuar më parë në Itali për trafik droge ndërsa kishte dy vite që ishte kthyer në Shqipëri.
Ai jetonte në banesë me bashkëshorten, vajzën e mitur dhe prindërit e tij.
Pranë vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një pistoletë që është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u analizuar. Policia dyshon se vrasja e Kapllanit ka ardhur për pazaret e prishura të drogës.