Një protestuese e Black Lives Matter në Filadelfia, SHBA, përdhosi flamurin amerikan gjatë një proteste në qytet.
Siç shihet në pamjet me video, ajo mban një maskë të presidentit amerikan dhe merr flamurin e SHBA-së dhe e fut në mbathje duke e rrotulluar disa herë mes këmbëve.
Ajo ishte pjesë e një grupimi protestuesish të lëvizjes Black Lives Matter që ishin mbledhur përballë një grupi mbështetësish të presidentit Trump në Filadelfia.
Pamje të tilla nuk kanë qenë të rralla në protesta e BLM-së e Antifa-s në SHBA. Në disa raste protestuesit e këtyre grupimeve janë filmuar duke djegur flamurin amerikan e duke brohoritur rrugëve: “Vdekje Amerikës”.
SHBA-ja është përballur me protesta të dhunshme prej muajsh pas vdekjes së afro-amerikani Gorge Floyd në Mineapolis. Protestat janë shoqëruar me vrasje e dhunim personash e grabitje dyqanesh në mënyrë masive.