E hëna e 14 shtatorit ishte dita e parë e mësimit në mbarë vendin.
Në disa nga shkollat e Tiranës, ku mësimi bëhet me tre e katër turne, nxënësit u përballën me një letër të shkruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.
Në letrën e gjatë, kreu i bashkisë flet për punën që po bën ai dhe stafi i bashkisë, për tërmetin e pandeminë, për shkollat e reja që do ndërtohen etj, etj.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi jo pak shkolla por 17 shkolla në kryeqytet dhe prej thuajse një viti, asnjëra nga shkollat e dëmtuara apo të shembura për t’u rindërtuar nuk kanë përfunduar.
Duke i shtuar kësaj problemin e pandemisë, shumë nxënës në Tiranë do detyrohen ta ndjekin mësimin me tre e katër turne.
Por ajo që vlen të theksohet përtej asaj që ndodh me gjendjen e shkollave në Tiranë, është se Erion Veliaj dhe Ministria e Arsimit, kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar me letrën e shkruar për nxënësit e shkollave në kryeqytet.
Sipas dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar, në Nenin 40 / 4 që përcakton pozicionin e punonjësit arsimor, thuhet shprehimisht: “Në institucionet arsimore, publike dhe ato private, ndalohet: a) propaganda dhe organizimi i veprimtarive: a) partiake; b) fetare, përveç instuticoneve të parashikuara në pikën 4 të nenit 42 të LAPU-s.”
Në rastin e letrës së Veliajt ligji është shkelur si nga kryebashkiaku, ashtu edhe nga Ministria e Arsimit, Drejtoria Arsimore e Tiranës, drejtoritë e shkollave dhe mësuesit që kanë lejuar që një dokument i tillë të shpërndahet në shkelje të ligjit.
Dispozitat Nornative për Arsimin Parauniversitar i lexoni Këtu