Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë, ndodhin në çdo kryeqytet të botës



Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ndodhet sot në Elbasan me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për prezantimin e Forcës së re të Posaçme “Shqiponjat” në këtë qytet.

Në një dalje për mediat, Balla i doli në mbrojtje ministrit lidhur me ngjarjet e rënda kriminale që ndodhën mbrëmjen e kaluar.

Balla tha se ministri Lleshaj ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe se ngjarje se atentati ndaj Preng Gjinit ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

“Hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.
Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *