Ish-deputetja Nora Malaj, është një ndër politikanët shqiptarë e cila u prek nga Covid-19 dhe nuk e kaloi atë me lehtësi.
Në një intervistë për “Top Story”, Malaj ka treguar edhe se cilët kanë qenë zyrtarët të cilët kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj saj në ditët e saj më të vështira.
Dhe Malaj përmend presidentin Ilir Meta. Ndërsa përsa i përket kryeministrit Edi Rama, Malaj thotë se ai nuk është interesuar për shëndetin e saj pavarësisht se kanë qenë shokë fëmijërie.
“I pari që është shqetësuar për mua ka qenë Presidenti i Republikës, më mori si Nora në raportet që ne kemi, dhe sigurisht më tha si mund dhe me çfarë të të ndihmojë.
Kryeministri nuk u mor me mua për arsye se ishte në një moment të dhimbshëm sepse kaloi situatën e humbjes së mamasë, por përtej këtij fakti dhe kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie dhe është normale që të interesohet sepse ai vetë e ka shpallur vetën që është babai i kombit, dhe babai i kombit për familjarët duhet të interesohej, gjithsesi se ka dëgjuar, është i ngarkuar, nuk përbën mëkat, as faj”– tha Malaj.