Janë zbuluar emrat e 25 personave që kanë aplikuar për të qenë pjesë e organeve të reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Mes tyre janë edhe emra të njohur ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi e ish-anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku e ish-zv.ministri Arben Isaraj.
Sipas marrëveshjes mes partive, KQZ-ja e re do përbëhet nga 3 organë drejtuese që janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.
Edhe nënkomisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik dhe ka mes të tjerash këto kompetenca.
Lista e emrave
Irsa Rusi, komisionere dhe Komisioni Rregullator
Agim Paskali Komisioni Rregullator dhe KAS
Halil Hyseni-Komisioner
Hysen Osmanaj-Komisioner, zv.komisioner, komisioni Rregullator- KAS
Ledio Braho – KAS
Lefterie Lleshi- Komisioner, Komisioni Rregullator, KAS
Odeta Berberi – Komisioni Rregullator
Arens Cela – Komisioni Rregullator, KAS
Anjeza Dajzmaili – Komisioni Rregullator
Spiro Maliqi – Komisioni Rregullator, KAS
Naim Mecalla – Komisioni Rregullator
Redinela Beqiraj- KAS
Durim Grabova – Komisioni Rregullator, KAS
Farie Osmani – KAS
Arben Xhiku – Komisioner, zv.komisioner dhe Komisioni Rregullator
Theodhori Sollaku – Komisioni Rregullator, KAS
Përparim Shullazi
Eldrina Karafili – KAS
Lealba Pelingu
Akil Mustafa – komisioner, zv.komisioner, Komisioni Rregullator
Arben Isaraj – KAS
Odeta Seferaj
Lindita Tako – Komisioni Rregullator, KAS
Kamerion Salillari
Ardian Myslimaj