Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka zbuluar se Beogradi zyrtar insistoi që të futej për diskutim në bisedimet me Kosovën edhe tema e Asosacionit të komunave serbe.
Por sipas Gjuriç kjo temë nuk u diskutua në Bruksel pasi Prishtina zyrtare refuzoi.
“Delegacioni serb insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të por vetëm për pretendimet pronësore”- shkruan Tanjug