Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Politik nuk gjen gjuhën e përbashkët as për mbledhjet, opozita propozon ditën e nesërme


Këshilli Politik i krijuar për të arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet në ligjin për zgjedhjet pas diferencave të mëdha në amendimet për ligjin së fundmi nuk gjen gjuhën e përbashkët as për ditën e mbledhjeve.

Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar i kanë kërkuar z.Gjiknuri që të mblidhen ditën e premte në orën e dytë pasi më herët kishin propozuar ditën e mërkurë por nuk ishte pranuar nga ana e përfaqësuesit të mazhorancës.

Njoftimi i plotë:

Z.Gjiknuri.

Ne mbledhjen e fundit te Këshillit politik nuk pati asnjë dakordësi për te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *