Vendosni fjalën kyçe....

Nga kryeministër në deri dy mandate te taksa 9%, premtimet kryesore të Bashës për të marrë qeverinë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” bëri disa premtime me të cilat forca e tij politike do i drejtohet zgjedhësve për ti besuar mandatin e ardhshëm qeveritar.

Nga premtimet politike te premtimet ekonomike Basha shpalosi në një farë mënyre programin e pjeëshëm politik.

Basha premtoi se nëse vjen në qeveri do kërkojë që t’i kufizohet mandati kryeministrit në vetëm 8 vjet.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër ka dështuar. Çka nuk ka arritur në dy mandate nuk arrin në të tretë. Kufizimin me dy mandate të kryeministrit, nëse Parlamenti nuk do ta pranojë, do t’i drejtohem popullit. Të rikthejmë mazhoritarin, të kthejmë Parlamentin me dy dhoma. Atë që kam deklaruar në janar i qëndroj. Sigurisht! Tani nuk është klima politike. Të largojmë të keqen dhe të sjellim ndryshimin një orë dhe më parë”-tha ai.

Më pas kreu i opozitës, premtoi se në programin e forcës së tij politike taksa 9% është e panegociueshme. Ndërsa shtoi se pagat nën 30 mijë lekë nuk do tatohen farë.

Taksa 9% është një angazhim tashmë. Nuk është premtim. Ky është programi i PD-së dhe taksa e sheshtë është element thelbësor i panegociueshëm. 300 mijë lekëshi është pa taksa dhe mbi 300 mijë leke taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale, për tatimin mbi biznesin, për sigurimet shoqërore”-deklaroi lideri i PD.

Për sa i përket taksave të biznesit të vogël, kryedemokrati premtoi takën 0.5% të xhiros vjetore si edhe rritjen e fashës së përcaktimit si biznes i vogël.

Biznesi i vogël kemi një trajtim tjetër. Do klasifikohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë të vjetra dhe do paguajë një taksë të vetme që është 0.5% e xhiros vjetore dhe asnjë lloj tatimi tjetër qendror ose lokal. E gjithë kjo pjesë e taksës do t’i dedikohet pushtetit vendor, por taksa të çmendura si taksa për shkollën apo tarifa të tjera që vjedhin qytetarët dhe biznesin, nuk do të ekzistojnë më”-tha kryedemokrati.

Basha premtori edhe fuqizimin e shtresës së mesme të shoqërisë nëpërmjet uljes së taksave dhe rritjes së rrogave.

Në vlerësimin ekonomik, shtresë e mesme në Shqipëri janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën lokolmotivën e zhvillimit të një vendi. Shtresa e mesme është garancia e demokracisë. Sa shqiptarë janë sot mbi 1 milion lekë? Vetëm 20 mijë shqiptarë kanë paga mbi 1 milion. që do të thotë se sistemi ka dështuar. Kemi 900 mijë të varfër dhe disa njerëz që janë multi miliarderë. Ligji i shtresës së mesme është se shtresa e mesme ndihmon vetveten që të shumëfishohet”-premtoi Basha.

Një tjetër premtim kryesor duket se do fokusohet te koncesionet. Prandaj për këtë kryetari i PD-së premtoi se nën qeverisjen e tij do rishikohen të gjitha koncesionet madje edhe ato të qeverive të para Rilindjes.

Basha premtoi se kontratat koncesionare do i nënshtrohen një testi anti-mafia.

Këta njerëz kontrollojnë përmes kontratave korruptive afro 3 miliardë euro. Nëse këto kontrata nuk anulohen, nëse ridestinohen për të krijuar shtresën e mesme, atëherë nuk ka rrotacion. Bashkë me Milot-Fier dhe me ndonjë kontratë tjetër shkon mbi 3 miliardë euro. Janë vepra të pastra penale korruptive ato që fitohen në arbitrazh.

Do bëjmë gjithçka që çdo kontratë të hetohet dhe qytetarët shqiptarë t’i marrin mbrapsht. Do bëhet hetimi administrativ. Ndëshkimi i personit bëhet nga gjykata. Ky do të jetë testi i vërtetë i SPAK-ut. Nëse do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do të thonë se na është vënë pas që në opozita. Nga e para deri tek e fundit do t’i nënshtrohen kontrollit antimafia”-deklaroi Basha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *