Vendosni fjalën kyçe....

Raportuesi i Këshillit të Evropës, kundër qeverisë Rama për paketën anti-shpifje


Stefan Schennach – Bundesratsmitglied

Stefan Schennach (Austri, SOC), Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve ka kritikuar nëpërmjet një deklarate iniciativën e mazhorancës për të miratuar paketën e anti-shpifje.

Sipas politikanit austriak ligji është i paqartë edhe sipas opinionit të Venecias dhe termat e gjërë të tijë mund të cënojnë lirinë e medias.

Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe të urdhërojë mediat të heqin raportet e lajmeve mbi çështje të tilla si ‘cenimi i dinjitetit të individëve’. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera.

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lirë”.

“Nëse nisma nuk rishikohet, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet”, shtoi z. Schennach.

“Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin” përfundoi raportuesi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *