Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi protestën e naftëtarëve ditën e sotme të cilët kërkonin rrogat e padhëna.
Basha tha se çështja e nafëtarëve është një histori korrupsioni dhe me vetëm një stoli të një ministri të qeverisë mund të paguheshin rrogat e tyre.
“Rasti i naftëtarëve është një simptomë më e vjetër, ku korrupsioni ka arritur në elementë të paimagjinueshëm. Imagjinoni që vetëm një stoli e një ministri të qeverisë do të mjaftonte për të mbuluar pagat e tyre për një muaj. Një pasuri që i takon shqiptarëve dhe një komuniteti, që është shfrytëzuar në mënyrën më çnjerëzore. Në kurriz të këtyre njerëzve janë paguar 2 apo 3 individë dhe paguajnë gjithë shqiptarët”-deklaroi Basha.