Teuta është eliminuar nga Granada në garën për një vend në grupet e Ligës së Evropës.
Durrsakët përballë ekipit të kampionatit spanjoll u treguan të pafuqishëm për ta vënë në vështirësi.
Spanjollët nuk diskutuan kualifikimin pasi filluan serinë e golave që në minutën e 5 me Soldadon. Pas 5 minutash shënuan sërish me Kenedy duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të 3 golave pasi në minutën e 31’ shënoi edhe Herrera.
Me fillimin e pjesës së dytë Herrera shënoi edhe golin e katërt dhe final.
Teuta në këtë sfidë u ndëshkua me karton të kuq pasi Beqja doli nga loja pas dy kartonëve të verdhë.