Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosje: S’do e njohim marrëveshjen e nënshkruar në SHBA nga kryeministri Hoti


Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar sot se nuk e njohë marrëveshjen e nënshkruar në SHBA nga kryeministri i Kosovës, Hoti.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo thekson se Hoti i normalizoi marrëdhëniet me Serbinë në një nivel tjetër duke i dhënë Beogradit, financa, autostradë, hekurudhë, port detar etj.

Vetëvendosje pohon se kjo marrëvesje nuk do merret parasysh nga qeveria e re e saj.

“Me vizitën në Uashington dhe koncesionet që bëri z. Hoti, ai normalizoi marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara në një nivel tjetër, çfarë nuk e kemi parë më herët. Serbia mori financa, autostradë, hekurudhë, port detar, hise në liqenin e Ujmanit si dhe moratorium për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare, ndërkohë nuk u përball askund me fjalën “Republika e Kosovës”. Zotimet e njëanshme që kryeministri i paligjshëm i bëri ndaj Serbisë nuk do të merren parasysh nga qeveria e re që do të vjen shumë shpejtë pas zgjedhjeve të reja demokratike.” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *