Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka një kërkesë ndaj presidentit të vendit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ndërsa i falenderon për qëndrimet e tyre për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese, ajo u kërkon atyre që urgjentisht të nisin punën me organet përkatëse për ta bërë këtë gjë të mundur.
“Faleminderit presidenti Ilir Meta, dhe kryeparlamentari Ruçi, që e keni bërë të qartë që Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese Funksionale TANI.
Ne jemi dakord.
Duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020″,– shkruan ambasadorja Kim.