Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i FBI-së: Rusia po përpiqet të dëmtojë demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale


Rusia po përsërit përpjekjet e saj  për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, këtë herë kundër kandidatit demokrat Joe Biden, sipas drejtorit të FBI-së Christopher Wray, i cili megjithatë nuk paraqiti asnjë provë lidhur me pretendimin e bërë.

Wray i tha Dhomës së Përfaqësuesve se Rusia po merr një rol ‘shumë aktiv’ në zgjedhjet e SHBA-së në 2020, duke pretenduar se Moska ‘vazhdon të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet tona, kryesisht përmes asaj që ne e quajmë ndikim malinj të huaj’ gjatë një seance të së enjtes mbi kërcënimet e sigurisë kombëtare.

Sipas drejtorit të FBI-së, qëllimi kryesor i rusëve duket të jetë jo vetëm ‘mbjellja e përçarjes dhe mosmarrëveshjes’, por dëmtimi i kandidatit demokrat Joe Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *