Varrimet zakonisht janë një temë e zymtë dhe e trishtë, por për një grua, vdekja e një personi të dashur ishte një mundësi për të hipur mbi arkivol dhe për të tundur të pasmet, në një formë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.
Një video e vallëzimit të çuditshëm të varrimit është bërë virale.
Marlon Mero Quijije u qëllua për vdekje javën e kaluar në një zonë të rrezikshme të Manabit, Ekuador, e njohur si ‘Shtatë Thikat’.
Ndërsa 38-vjeçari po bëhej gati për t’u çuar në varreza, një grua e re që besohet se ishte gruaja e tij u ngjit mbi arkivol dhe filloi të tundej duke dhënë një shfaqje të denjë për një klub nate.
Vetë arkivoli qëndronte mbi dy motoçikleta kurse turma e mbledhur brohoriste duke përshëndetur veprimet e gruas.
Në fund të shfaqjes, gruaja u përkul përpara dhe vendosi një puthje në fytyrën e të ndjerit, e dukshme pas një ekrani qelqi në kokën e arkivolit.