Vendosni fjalën kyçe....

“Heronjtë” – Si mediet shqiptare iu shitën audiencave “shpëtimtarët”


Prej 26 nëntorit 2019 vendi është përballur me dy ngjarje të rënda siç janë tërmeti i 26 nëntorit e pandemia covid-19.

Për secilën prej tyre ka nga një personazh që u mediatizuan jo pak. Ditën e sotme, mjeku Pëllumb Pipero është shpallur ‘Qytetar Nderi i Skraparit’.

Pipero është një nga personazhet ‘që ka mbajtur barrën’ kryesore mediatike për sa i përket pandemisë covid-19.

Teksa vendi është futur në muajin e gjashtë të pandemisë, mjeku i lartpëmendur është shfaqur periodikisht në mediet në vend duke dhënë shpjegimet e informacionet mbi koronavirusin, shpeshherë me parashikime kontradiktore.

Duhet thënë se situata shëndetësore në vend ka qenë mjaft problematike e kryeministri Rama i centralizoi informacionet mbi pandeminë.

Në 26 nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima e qindra të plagosur përveç dëmeve të shumta materiale. Fill pas tërmetit në medie u shfaq Profesorja e inxhinierisë, Luljeta Bozo.

Fillimisht ajo u shfaq në disa media duke dhënë këshillat e saj profesionale lidhur me tërmetin e atë çfarë vinte pas tij e më pas pjesë dërrmuese e medieve e kishin të ftuar për shumë kohë.

Dy personazhet në fjalë nuk janë të vetmit megjithatë te dyshja në fjalë mediet gjetën dy ‘shpëtimtarët’ për t’ia shitur publikut.

Në fakt mjeku Pipero dhe Profesorja e nderuar, Bozo, bënë vetëm detyrën duke udhëzuar publikun sipas fushave respektive, por qenë mediet që i popullarizuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *