Policia arrestoi sot një 34-vjeçar, i cili akuzohet si organizatori e porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit e Regis Runajt pak javë më parë në Elbasan.
Po cili është 34-vjeçari i ndaluar?
Bëhet fjalë për Erion Alibej. Ai është vëllai i Endrit Alibej, ndaj makinës së të cilit u zbrazën 18 plumba në një atentat në Elbasan, ku përveç tij mbetën të vrarë edhe daja i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, Erdal Durunay.
34-vjeçari Erion Alibej, drejtonte bashkë me të vëllain e ekzekutuar një grup që mërrej me trafik lëndësh narkotike.
Pak para vrases, Alibej ka pasur një konflikt në Itali me Eno Bedallin, lidhur me një detyrim prej 7 mijë eurosh që ky i fundit i kishte viktimës.
Erion Alibej është me precedent penal në vendin fqinj ku njihej edhe me emrat Erion Dylgjeri e Andrea Alibej.
Ai akuzohet nga policia si organizatori e porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit e Regis Runajt në korrik të këtij viti në Elbasan.