Pasojat shoqërore dhe ekonomike të politikave të miratuara për të ndaluar përhapjen e covid-19 mund të jenë në të vërtetë shumë më vdekjeprurëse sesa sëmundja aktuale, ka paralajmëruar kreu i departamentit të luftës kundër urisë së Kombeve të Bashkuara.
Tridhjetë milionë njerëz janë në rrezik të zhduken nëse Programi Botëror i Ushqimit (WFP) nuk merr më shumë fonde, i tha shefi i agjencisë, David Beasley, Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Deri më tani këtë vit WFP (World Food Program) ka siguruar ndihmë për 85 milionë njerëz, por pandemia e koronavirusit ka bllokuar burimet dhe ka krijuar një nevojë më të madhe për ndihmë, tha ai.
4.9 miliardë dollarë do të nevojiten për të siguruar që dhjetëra miliona njerëz plotësisht të varur nga ndihma e Kombeve të Baskuara për të mbijetuar, nuk do të vdesin.
Ai u bëri thirrje miliarderëve në botë, shumë prej të cilëve kanë fituar shuma të mëdha parash gjatë pandemisë, për të ndihmuar në parandalimin e urisë masive.