Kryeministri Rama ka propozuar ish-ministrin e Jashtëm, Bushati, në postin e Komisionerit të Lirisë së Medias në OSBE.
Në letrën e tij kryeministri Rama thotë se Bushati ka një karrierë të pasur dhe gjatë ushtrimit të saj ka treguar vlera që e bëjnë atë kandidatin kryesor për postin në fjalë.
Deri tani posti i Komisionerit të Lirisë së Medias është mbajtur nga francezi, Harlem Desir.
“Shqipëria është krenare të propozojë Ditmir Bushatin për postin e Komisionerit të Lirisë së Medias me bindjen e palëkundur se ai është kandidati më i mirë për pozicionin në fjalë. Një personalitet i shquar, përvoja e gjatë e të cilit si dhe sjellja në punë e aftësitë e tij menaxhuese do ndihmojnë më së miri për përmbushjen e detyrës në pajtueshmëri me parimet e zotimet e organizatës në respekt të lirisë së shprehjes e lirisë së medias.” – shkruhet ndër të tjera në letrën propozuese.