Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me armë zjarri babë e bir në Durrës


Babë e bir kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar ndërsa të plagosur janë 39-vjeçari Armando Baboçi e 19-vjeçari Erald Gjini, i cili ka ndërruar mbiemrin.

Sipas policisë ka pasur një përplasje me mjete të çastit e më pas edhe më armë zjarri mes disa përsonave ndërsa shkaqet e përplasjes nuk dihen ende.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona mes të cilëve edhe autori i dyshuar i plagosjes.

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *