Vendosni fjalën kyçe....

Si ndodhi përplasja që i kushtoi jetën 39-vjeçarit në Durrës, dalin hollësi të reja


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës që i kushtoi jetën një 39-vjeçari dhe la të plagosur të birin e tij.

Viktimë ka mbetur Armando Baboçi, i cili edhe u dërgua me shpejtësi në spital nuk mundi të mbijetojë ndërsa djali i tij, 19-vjeçari Erald Gjini, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç raporton News24, dyshohet se babë e bir janë përplasur me anëtarët e familjes Tatozi në Durrës në një konflikt me motive pronësie.

Dyshohet se Gjini ka goditur me shkop një nga anëtarët e familjes Tatozi e më pas ka ndodhur një përplasje masive ku janë përdorur levat e në fund armët e zjarrit.

Baboçi e Gjini kanë tentuar të largohen me mjetin e tyre tip ‘Alfa-Romeo’, të cilin e kanë përplasur, por janë qëlluar me armë duke u plagosur.

Lidhur me ngjarjen në fjalë janë ndaluar gjashtë persona nga familja Tatozi e sipas policisë mes tyre është edhe autori i vrasjes së Baboçit e plagosjes së të birit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *