Një gazetare e Fox News dhe një ish-zëdhënëse e CIA-s u bënë bashkë dhe shkëputën lidhjen e drejtpërdrejtë gjatë emisionit me ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, kur ai nxori faktin e padiskutueshëm që George Soros financoi kandidatët për prokurorë në qytete të goditura nga trazirat.
“Problemi numër një në pothuajse të gjitha qytetet janë prokurorët e zgjedhur nga George Soros, të majtë, anti-polici, pro-kriminelëve, të cilët nuk pranojnë t’i mbajnë personat përgjegjës në burg.” – u tha eksperti republikan, Gingrich, pritësve të emisionit ‘Outnumbered’ të mërkurën.
“Të dy Kamala Harris dhe Joe Biden kanë biseduar me shumë krenari për ato që ata i quajnë prokurorë progresivë të distriktit.” – vijoi ai.
“Prokurorët progresivë të distriktit janë kundër policisë e pro kriminelëve dhe janë zgjedhur me paratë e George Soros. Ata janë shkaku kryesor i dhunës që po shohim sepse ata vazhdojnë t’i kthejnë përsëri kriminelët e dhunshëm në rrugë.” – shtoi ai.
Ai u ndërpre nga gazetarja Melissa Francis, e cila drejton emisionin e saj në Fox Business, duke thënë: “Unë nuk jam e sigurt që duhet ta përmendim George Soros këtu.”
Anëtarja tjetër e panelit, Marie Harf, e cila ishte zëdhënëse e CIA-s dhe Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës, u bashkua, duke argumentuar se ‘George Soros nuk ka nevojë të jetë pjesë e kësaj bisede’.
“Mirë, pra është verboten (e ndaluar)?” – tha Gingrich. Pas një momenti të gjatë heshtjeje të rëndë, drejtuesja e emisionit, Harris Faulkner, thjesht tha ‘Mirë, ecim tutje’.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani