Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka publikuar albumin e saj të parë të titulluar “Heaven and Hell”.
E duket se ka pasur shumë sukses që në 24 orët e para të publikimit. “Heaven and Hell” është ngjitur menjëherë në vendin e parë në top listën zyrtareve të albumeve në iTunes, në nivel global.
Ava sigurisht është ngazëllyer nga ky sukses, të cilin nuk ka hezituar ta ndajë me ndjekësit e saj.
Ajo ka publikuar dy fotografi në Instagram, në njërën prej së cilës shfaqet top lista zyrtare me albumet më të kërkuara të momentit në iTunes, ku i pari renditet “Heaven and Hell”.
Në fotografinë tjetër, Ava Max pozon me disa balona në duar për të festuar këtë sukses.
“Albumi numër 1 në nivel global, ju djema jeni të egër! Faleminderit”, ka këngëtarja.
View this post on Instagram
NUMBER 1 ALBUM WORLDWIDE!!!!!!! You guys are WILD!!! Thank you!!!!!!! SWIPE #HeavenAndHell
Emri i vërtetë i Ava Max është Amanda Koçi, e cila është me prejardhje nga Qeparoi.
Ky album përmbledh punën e palodhur dyvjeçare të artistes, ku mes 15 këngëve janë edhe hitet e saj të njohura si “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I”, apo “Who’s laughing now”.