Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët zbarkojnë në Angli, përballen me plazhin e nudistëve


Një varkë plot me emigrantë u kap në befasi pasi zbarkoi në një plazh nudistësh në bregdetin e Sussex-it, në jug të Anglisë.

Të sapoardhurit u ndihmuan në breg nga plazhistët e zhveshur, të cilët u ofruan pije të nxehta. Incidenti i çuditshëm ndodhi të hënën në Fairlight Glen Naturist Beach.

Rreth 80 nudistë u ndërprenë ndërsa po merrnin rreze dielli, ndërsa një gomone me rreth dhjetë burra dhe një grua u pikasën duke shkuar drejt bregut.

Jamie Anley, një sipërmarrës dhe baba i dy fëmijëve ishte në udhëtimin e tij të parë në plazh me gruan Astrid, kur varka u shfaq.

“Ishte një situatë gazmore.” – tha ai për Sun.

“Ne ishim ulur në peshqirët tanë dhe vura re varkën.” – shtoi ai.

Anley tha se emigrantët duket se ishin të moshës midis 17 dhe 45 dhe ishin dukshëm të shtangur nga pamja me të cilën u përballën.

“Disa prej burrave mbanin kokën ulur, por disa buzëqeshën.” – tha ai, duke shtuar se disa kishin veshur xhaketa lëkure dhe qartë ‘nuk ishin të veshur për këtë rast!’

Nudistët u ofruan mirëseardhjen emigrantëve dhe u ofruan pije për t’u ngrohur pas udhëtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *