Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania ndalon reklamat për duhanin


Dhoma e Lartë e Parlamentit miratoi dje ligjin që zgjeron ndalimet mbi reklamat për duhanin në Gjermani.

Gjermania ishte i vetmi vend i Bashkimit Europian ku ato lejoheshin në hapësirat publike.

Kështu Bundesrat miratoi më në fund një projektligj të vendosur në maj nga koalicioni në pushtet midis konservatorëve të Angela Merkel dhe socialdemokratëve, pas negociatave të gjata.

Që prej fillimit të vitit 2021, reklamimi do të ndalohet në kinema për filmat e hapur për të miturit. Shpërndarja falas e cigareve gjatë ngjarjeve, të tilla si festivalet e muzikës, nuk do të lejohet më.

Vitin pasues, ndalimi do të përgjithësohet edhe në hapësirat publike.

Cigaret elektronike do të preken gjithashtu nga këto ndalime nga viti 2024.

Aktualisht, reklamimi i duhanit është i ndaluar në radio, televizion dhe në shtyp, por Gjermania është i vetmi vend europian që nuk ndalon posterat në rrugë dhe reklamat në kinema.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *