Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elisabeth II i heq titullin e nderit Harvey Weinstein-it



Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe i ka hequr titullin e nderit producentit amerikan, Harvey Weinstein.

Ish-producentit të filmave të Hollivudit, iu dha një titull nderi nga mbretëresha në vitin 2004. Më 19 janar të atij viti, producenti u shpall “komandant nderi i divizionit civil të urdhrit më të shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike.”

Mirëpo në fillim të këtij viti, Weinstein, u dënua për përdhunim dhe sulm seksual. Ai po vuan një dënim me 23 vjet burg.

Akuzat nga dhjetëra gra në vitin 2017 i dhanë fund karrierës së tij dhe nxitën lëvizjen “MeToo”, një lëvizje globale që i kërkon burrave të fuqishëm të mbajnë përgjegjësi për ngacmimet seksuale të së shkuarës. Për shkak të kësaj, Weinstein nuk është konsideruar më i denjtë për këtë titull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *