Vendosni fjalën kyçe....

Meta për formulën e maxhorancës: Mjaft e degraduat Kuvendin, hapini listat 100%


Presidenti i vendit Ilir Meta, është kundër propozimit të Partisë Socialiste lidhur me hapjen e listave.
Ai u bën thirrje palëve politike, që të hapen listat 100% për qytetarët që të zgjedhin vetë pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.”- shkruan Meta.

Presidenti e shoqëron këtë reagim të tijin me një video, ku ish-ministri Kastriot Islami zbërthen sipas tij formulën e re të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e deputeteve.

Islami thekson se formula e socialistëve nuk është për lista të hapura, pavarësisht se është propozuar si e tillë.
Ai thotë se sipas formulës së propozuar, është sërish Rama ai që do t’i rendisë deputetët e tij. Islami e cilëson si listë të ngrirë, ndërsa shton se kjo formulë nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

“Procedura është bërë e njëanshme. Ka bërë një propozim, praktikisht nëpërmjet kësaj ndodh që kryetari i partisë cakton parë renditjen e kandidatëve. Rama do të rendisë të 11 deputetë e tij në Shkodër. E zemë se në Shkodër do marrë pjesë 50% e popullsisë dhe Rama fiton 5. Dhe nëse deputeti i gjashtë nuk merr 12 mijë vota e një ai nuk zgjidhet. Një burrë nuk e heq një grua. Duhet një grua që të marrë më shumë vota. Ka një hile, votuesit i janë dhënë 3 mënyra votimi. Ose të votojë vetëm partinë, ose mundet të votojë partinë dhe 2 kandidatë ai nuk zhvendos sepse votat nuk i kalojnë kandidatit. Kalon vetëm në rastin kur voton partinë dhe një kandidat.
Kjo është një listë e ngrirë, e vendosur nga kryetari i partisë dhe është shumë e vështirë në terren që kjo të ndodh”, shprehet ai.

Sipas Islamit, kjo është një formulë akoma më e keqe se e para e cila është në dëm sidomos të partive të vogla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *