Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka qenë ndër liderat e vetëm evropianë të investuar drejtpërdrejt në tensionet në Mesdheun Lindor mes Greqisë dhe Turqisë.
Madje Makron urdhëroi edhe dërgimin e aeroplanmbajtëses luftarake në këtë rajon duke dalë në mbrojtje të Greqisë. Por duke se nga kërcënimi me armë, vendi për zgjidhjen e kësaj krize do i lihet diplomacisë.
Këtë radhë për t’i hapur rrugë diplomacisë, Macron ka shkruar një mesazh në turqisht ku kërkon rihapjen e dialogut.
“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”-shkroi Macron, transmeton Anadolu Agency.
Më 24-25 shtator në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku Mesdheu Lindor do të jetë në mesin e pikave të rendit të ditës.
Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.