Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët bashkia e Kamzës (VIDEO)


Përfshihet nga flakët bashkia e Kamzës. Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga ngjarja.

Siç shihet në videon e publikuar nga Mziu, zjarri ka përfshirë tarracën e hyrjes së Bashkisë. Aty lart shihet një person me shkallë i cili tenton të lëvizë diçka mes flakëve.

Një tjetër person tenton të hapë me forcë derën e bashkisë por nuk mundet dot ta bëjë dhe largohet.
Ende nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri, ndërsa bashkia sot ka qenë bosh për shkak se është ditë pushimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *