Një shef po i dhuron stafit të tij 10 milion pound si shenjë falënderimi, pasi po del në pension.
Dhurata bëhet nga shefi ekzekutiv i “Admiral”-it, një kompani për sigurimin e makinave, David Stevens dhe nga gruaja e tij Heather.
Shuma prej 10 milionë poundësh do të ndahet midis 7,500 punonjësve në Uellsin Jugor dhe 3,000 të tjerë që ndodhen jashtë shtetit, shkruan BBC.
Punonjësit me kohë të plotë do të marrin nga 1.000 pound, ndërsa ata që punojnë me kohë të pjesshme do të marrin nga 500 pound.
Stevens, i cili bashkë me gruan e tij themeloi kompaninë e sigurimeve motorike me bazë në Cardiff në vitin 1991, tha se ai ishte “krenar dhe me fat që kishte punuar me një grup kaq të veçantë njerëzish”.
“Të thuash falënderime për të gjithë stafin e Admiralit në këtë mënyrë është gjëja e duhur për t’u bërë”– tha ai.
Stevens shtoi: “Puna e tyre e palodhur dhe përkushtimi i kanë lejuar Admiralit të rritet me një staf prej mbi 11,000 personash në të gjithë botën. Dhe e gjithë kjo duke mbetur një vend i shkëlqyeshëm për të punuar. Faleminderit nga unë dhe gruaja ime për të gjithë në Admiral.”
Një gjest të ngjashëm e ka bërë dhe ish-shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi tjetër, Henry Engelhardt. Ai u dha punonjësve me kohë të plotë nga 1,000 pound si shenjë falenderimi në vitin 2016.
Stevens do zëvendësohet si shef ekzekutiv nga Milena Mondini de Focatilis.
Admiral filloi shitjen e sigurimeve të makinave përmes telefonit në Cardiff, me një ekip prej vetëm 57 njerëzish.