Vendosni fjalën kyçe....

“S’dua para e as ushqim, dua të shkollohem”, vajza nga Afganistani mes lotësh pasi kapet nga policia shqiptare (VIDEO)

Një vajzë e rë nga Afganistani ka shpërthyes në lotë, pasi ajo dhe familjarë të saj janë kapur nga policia e Pogradecit, për shkak se ata kishin hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë.

Një gazetar e ka marrë në pyetje dhe e ka filmuar vajzën e re, të cilën e pyet se ku dëshiron të shkojë.
Ajo tha se dëshironte të shkonte diku për një jetë më të mirë, ku të mund të mësonte.

“Ne po vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne duam të shkojmë në një vend më të mirë. Sepse ne duam të mësojmë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Ju nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terroristë. Mami im është në Tiranë, por unë dhe babai… ”, tha ajo për ‘News24’.

6 refugjatë afganë u kapën nga policia në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Sipas “Balkanweb”, mes tyre ishin 3 të rritur dhe 3 fëmijë, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kamp i Greqisë drejt Korçës, e më pas në Pogradec.

Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme.
Grupi kishte ecur prej 7-8 ditësh në këmbë, për të mbërritur në Pogradec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *