Vendosni fjalën kyçe....

Të pasurit e Amerikës u bënë akoma më të pasur gjatë pandemisë – Raporti


Ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve të tjerë janë varfëruar për shkak të bllokimit nga pandemia që nga marsi deri në shtator, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me miliarderët e Amerikës.

Përkundrazi ata kanë korrur fitime të papritura gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë, duke fituar 845 miliardë dollarë edhe kur niveli i papunësisë arriti rekorde të larta.

Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Amerikanët për Drejtësinë e Taksave dhe Instituti për Studimin e Politikave, fitimet përfaqësojnë një rritje prej 29% të vlerës neto për miliarderët e Amerikës.

Raporti i bazuar në të dhënat nga Forbes, tregon se si më të pasurit kanë përfituar gjatë një pandemie që ka shkatërruar bizneset e vogla dhe ka bërë kërdinë në ekonomi.

Askush nuk fitoi më shumë sesa CEO-ja i Amazon-it, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij neto është rritur me 73.2 miliardë dollarë, duke shkuar në 186.2 miliardë dollarë, midis 18 marsit dhe 15 shtatorit.


CEO-ja i Facebook-ut Mark Zuckerberg gjithashtu pati një rritje të fitimeve gjatë pandemisë, gati dyfishimin e vlerës së tij neto në 100.6 miliardë dollarë.

Pasuria neto e CEO-s së Tesla Elon Musk u rrit, deri në 274% në 92 miliard dollarë gjatë periudhës gjashtëmujore.

Ndërsa Bill Gates, njeriu i dytë më i pasur në botë pas Bezos, pati fitime më modeste, duke shtuar vetëm 18.3 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto.

Mbi 50 milion amerikanë humbën vendet e punës për shkak të pandemisë së Covid-19, e gati 14 milion kanë mbetur akoma të papunë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *