Vendosni fjalën kyçe....

39-vjeçarja ndërroi jetë në klinikën private në Korçë, procedohen dy mjekët


Një 39-vjeçare ka ndërruar jetë në një klinikë private në qytetin e Korçës ditën e djeshme.

Për këtë rast policia ka filluar procedimin penal ndaj dy shtetasve me detyrë personel mjekësor. Përkatësisht I.B 65 vjeç dhe M.P 39 vjeçe të dy banues në Korçë.

Ata akuzohen për veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *