Vendosni fjalën kyçe....

Banori i Bubqit në Krujë denoncon për PD-në: Shtëpinë e kam të shembur nga tërmeti Bashkia më thotë se ke dy banesa


Një banor i njësisë Administrative Bubq në Bashkinë Krujë ka denoncuar për Partinë Demokratike se autoritetet vendore nuk po i zgjidhin çështjen e shembjes së shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas shtetasit Behar Kallaku edhe pse ekspertët e kanë shpallur shtëpinë e tij DS4 pushteti vendor ende nuk i kanë dhënë zgjidhje që të marrë shtëpi të re.

Më tej ai thotë se Bashkia nuk i ndërton shtëpinë pasi pretendon se ka një shtëpi të dytë që sipas Kallakut kjo nuk është e vërtetë.

Denoncimi i plotë:

Behar Kallaku: Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?

Behar Kallaku: Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu.

Oriola Pampuri: Domethënë ju në dokumentacion keni vetëm një shtëpi?

Behar Kallaku: Vetëm një shtëpi! Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga Bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *