Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates bën parashikimin: Fundi i pandemisë në vitin 2022, falë vaksinave


Bill Gates ka dhënë parashikimin e tij lidhur me pandeminë Covid-19. Ai ka pohuar se pandemia do ketë përfunduar në vitin 2022 falë vaksinave që do zbulohen.

Në një intervistë në Fox News, themeluesi i kompanisë Microsoft parashikoi që, për njerëzit në SHBA, jeta do të kthehet në normalitet deri në verën e vitit 2021, për shkak të progresit të bërë në zhvillimin e vaksinave kundër sëmundjes.

Manjati i biznesit përshkroi se ai pret që SHBA-ja të fillojnë miratimin e vaksinave për përdorim publik në fillim të vitit të ardhshëm. Për shkak të kësaj, tha ai, është optimist se pandemia ‘nuk do të zgjasë për një kohë të pacaktuar’.

“Fundi i epidemisë? Rasti më i mirë është ndoshta 2022.” – tha Gates në Fox Neës.

“Shyqyr që teknologjia e vaksinave është në këmbë, që ka financime në këtë drejtim, që kompanitë kanë vënë njerëzit më të aftë për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19. Kjo është arsyeja pse unë jam optimist që kjo nuk do të zgjasë për një kohë të pacaktuar.” – shtoi ai.

Gates është një investitor i madh në sektorin farmaceutik dhe ka investuar miliona dollarë në zhvillimin e shtatë vaksinave të ndryshme kundër Covid-19.

Ai më herët ka thënë së rreth 70 apo 80 për qind e popullsisë së botës do të duhet të vaksinohet kundër Covid-19, para se të shpresojë që t’i kthehet jetës normale.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *