Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra degë në Universitetin e Elbasanit drejt mbylljes, gjysma e studentëve regjistrohen në Infermieri


13 degë të Universitetit të Elbasanit, ‘Aleksandër Xhuvani’ janë drejt mbylljes.

Nga 2800 kuota të lira që ka pasur për këtë vit shkollor, deri tani janë regjistruar 1032 studentë e shumë prej degëve shpesojnë te raundi i dytë i regjistrimeve.

Rreth gjysma e tyre, 468 studentë janë regjistruar në degën e Infermierisë.  Degët që rrezikojnë duke qenë se kanë shumë studentë, nga 0 deri në 3, janë: Histori e Gjuhë Gjermane, Gjeografi e Gjuhë Italiane, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Gjuë shqipe e Rome, Gjuhë Shqipe e Frënge, Biokimi, Matematikë & Fizikë, Fizikë Kompjuterike, Matematikë & Informatikë, Edukim Qytetar, Filozofi & Sociologji.

Degë të tjera që rrezikojnë pasi kanë nga 5 apo 6 studentë janë: Gjuhë Shqipe e Letërsi, Histori & Gjeografi, Gazetari, Gazetari e Gjuhë Angleze, Operator Turistik të Gjuhës Gjermane, Logopedi, Arsim Fillor, Arsim Parashkollor, Psikologji, Ekonomi Turizëm.

Pedagogët e këtyre degëve shpresojnë që me fazën e dytë të regjistrimeve, numri i studentëve të shkojë të paktën në 10, që është numri më i vogël për mbajtjen hapur të degës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *