Hollësi të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e 33-vjeçarit Klevis Kapllani pak ditë më parë në Rrogozhinë.
Sipas prokurorisë, pistoleta e gjetur pranë vendit të ngjarjes është e autorëve por me të nuk është qëlluar në drejtim të viktimës.
Dyshohet se arma u ka rënë autorëve teksa po largoheshin.
Ajo është dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të vërejtur nëse ka gjurmë gishtash apo të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e identitetit të autorëve të vrasjes së 33-veçarit.
I riu u qëllua më 14 plumba brenda mjetit ‘Fiat Punto’mbrëmjen e 14 shtator praë banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.