Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e tij i kushtoi Çelsit humbjen ndaj Liverpulit, tifozët kërkojnë “kokën” e portierit (Video)


Tifozët e Çelsit kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke kërkuar shitjen e portierit Kepa Arrizabalaga.

Thirrja e tyre vjen pas gafës që bëri spanjolli në ndeshjen e sotme ndaj Liverpulit duke i dhuruar sulmuesit kundërshtar një nga dy golat e shënuar.

Portieri i ri njihet për gafat e tij edhe në të shkuarën, gjë që ka dëmtuar mjaft marrëdhëniet e tij me tifozët e ekipit.

I ardhur nga Atletik Bilbao në vitin për një shumë të lartë prej 71 milionë stërlinash, ai nuk e ka justifikur çmimin e paguar për te, sipas tifozëve të ekipit që kërkojnë me ngul shitjen e tij.

Problemi është se me gafat e bëra, çmimi i Arrizabalagës është ulur ndjeshëm dhe shitja e tij tani do sillte humbjen e shumë stërlinave për pronarin e Çelsit, Abramoviç.

gafa


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *