Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori i dyshuar i plagosjes së 45-vjeçarit në Tiranë


Është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes së një 45-vjeçari në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një 20-vjeçar me iniciale A.M. i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë, se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa po punohet për kapjen e të riut.

Rrethanat e plagosjes nuk dihen ende por dyshohet se Spartak Beqiraj është qëlluar me armë në këmbë pas një konflikti të çastit.

Njoftimi

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *