Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mos kini frikë nga hapja e listave, qytetarët po kërkojnë prej 12 vitesh hapjen e tyre


Presidenti i Republikës Ilir Meta edhe një herë ka reaguar për çështjen e Kodit Zgjedhor për hapjen apo jo të listave për zgjedhjen e deputetëve.

Meta në mënyrë të tërthortë i drejtohet mazhorancës që të mos kryejë manovra për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Madje ai i bën thirrje të mos kenë frikë nga hapja e listave pasi qytetarët kanë 12 vite që e kërkojnë.

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave!”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *