Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Dibër: Kështjella natyrale e lirisë së vendit, të rikthejmë rininë në këto troje me traditë


Presidenti Meta shkruan ditën e sotme se gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për lirinë e pavarësië e vendit.

Përveç kësaj, kreu i shtetit vlerësoi edhe ndikimin e zonës së Dibrës në botën e kulturën shqiptare.

Ai shton se për vendin Dibra është e shtrenjtë siç është edhe vendi për dibranët.

“Vizita në Dibër dhe takimi me dibranët është përherë një kënaqësi e veçantë për mua! Për më tepër kur kjo vizitë lidhet me vlerësimin e figurave të shquara dibrane të atdhedashurisë, këngës, artit, kulturës, folklorit dhe muzikës. Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë, siç është edhe Atdheu për dibranët. Kjo trevë, me nëntë malet e saj të lartë ka qenë në shekuj kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve, një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri!

Dibra me këtë histori dinjitoze e panoramë mahnitëse dhe me këtë popull kaq vital e me virtyte nuk duhet të braktiset më!” – shkruan Meta.

Më tej presidenti shton se shpopullimi i vendit duhet të ndalet pasi braktisja e krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identetit kombëtar e kulturor mund të jetë fatal për vendin dhe duhet të ndalet tani.

“Ky shpopullim është i dhembshëm, pasi braktisja e këtyre krahinave tradicionale që kanë qenë burim i identitetit tonë kombëtar e kulturor, mund të jetë fatal për të gjithë kombin. Është momenti që të gjithë të kthejmë më shumë vëmendjen ndaj ruajtjes, jo vetëm të vlerave më të mira të kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, por mbi të gjitha për të rikthyer njerëzit dhe rininë në këto troje, që meritojnë të gjallërohen sërish. KOHA ËSHTË TANI! Faleminderit nga zemra banorëve të mrekullueshëm të Dibrës për pritjen e ngrohtë dhe bujare!” – mbyll qëndrimin e tij Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *