Një 45-vjeçar dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re pas një konflikti të çastit sipas policisë.
I plagosuri që është identifikuar si Spartak Beqiraj, është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.