Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, do vizitojë Greqinë javën e ardhshme, shkruan Kathimerini.
Vizita e tij vjen teksa Uashingtoni po përpiqet për uljen e tensioneve në Mesdheun lindor me Turqisë e Greqisë.
Përveç marrëdhënieve Greqi-Turqi, Pompeo do të diskutojë bashkëpunimin ushtarak me zyrtarë grekë.
Sekretari i Shtetit kishte vizituar Qipron javën e kaluar, ku ai bëri deklarata në favor të dialogut midis palëve të përfshira në tensionet në Mesdhe.