Mijëra qytetarë u mblodhën në Gjermani e Spanjë për të kundërshtuar kufizimet e qeverive respektive lidhur me pandeminë Covid-19.
Në Gjermani protesta u zhvillua në Dyseldorf, ku qytetarët mbanin në duar pankarta me shënimet; ‘fund panikut, pandemia e koronës është një gënjeshtër’ dhe ‘rebelët e koronës’. Ata brohorisnin gjithashtu ‘Lironi Julian Assange’.
Ata nuk mbanin maska ndërkohë që protestonin. Protestë u zhvillua edhe në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Ata kundërshtojnë kufizimet e vendosura nga kryebashkiaku lidhur me pandeminë Covid-19.
Ndryshe nga protestuesit në Gjermani, ata mbanin maska në fytyrë dhe u përpoqën të ruajnë largësinë fizike të kërkuar na autoritetet. Ata bënë thirrje që presidenti rajonal, Isabel Diaz Ayuso, të dorërhiqej.