Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndante droga të forta, arrestohet 35-vjeçari në Korçë, procedohen 7 të tjerë


Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi është kapur duke shpërndarë droga të forta në qytet.

Shtetasi me iniciale Z.Q është edhe subjekt i OFL-së i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përsëritësi”.

Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërndarjes së saj.

35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkotikë, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetëra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *