Vendosni fjalën kyçe....

Studimi – WiFi ndikon në rritjen e shterpësisë te meshkujt


Nëse jeni përpjekur të keni fëmijë për një kohë dhe nuk keni pasur shumë sukses, përgjigja mund të jetë ndoshta në xhepin tuaj.

Kumiko Nakata, një studiues nga Japonia, zbuloi se valët elektromagnetike nga pajisjet WiFi, si telefonat celularë apo laptopët, mund të shkaktojnë dëme të mëdha te spermatozoidet.

Statistikisht më shumë se 10% e çifteve në botë kanë probleme kur bëhet fjalë për të pasur fëmijë. Dhe të paktën një e treta e problemeve të pjellorisë vijnë nga burrat. Infertiliteti i burrave mund të shkaktohet nga shumë gjëra, si një mjedis i keq, stresi, një dietë e dobët, gjenetika, etj. Sidoqoftë, një gjë e vogël si mbajtja e një telefoni celular në xhepin e tyre mund të jetë pika që derdh gotën e ujit.

Shkencëtarët japonezë morën mostra nga një grup prej 51 burrash dhe i ndanë në 3 grupe. Ata gjithashtu përdorën një pajisje WiFi, duke replikuar një telefon celular.

Një grup i personave nuk u ekspozuan te një router WiFi. Grupi i dytë ishte i ekspozuar, por kishte një mburojë ndaj WiFi. Dhe grupi i tretë kishte ekspozim të plotë. Mostrat u vendosën relativisht afër pajisjes WiFi, duke përsëritur celularin që mbartej në xhepin e pantallonave dhe rezultatet u morën pas kohërave të ndryshme.

Gjetjet ishin pak të frikshme. Ndërsa ishte nën ndikimin e një sinjali WiFi për 30 minuta, vështirë se kishte ndonjë efekt, ekspozimi më i gjatë filloi të tregonte një ndryshim mbresëlënës.

Pas vetëm 2 orësh, shkalla e lëvizshmërisë së spermatozoideve të grupit të pa ekspozuar ishte 53.3%, grupit me mburojë 44.9%, dhe grupit të ekspozuar vetëm 26.4%. 24 orë më vonë shkalla e spermës së vdekur për grupin e ekspozuar ishte 23.3% krahasuar me 8.4% për personat e paekspozuar.

Sipas studiueses, një zakon si mbajtja e celularit jo në xhep por në tavolinë apo çantë, kur nuk është e domosdoshme mbajtja në xhep, mund të sjellë ndryshim thelbësor për sa i përket dëmit që vjen nga valët WiFi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *