Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka thënë se mbi 30 militantë talibanë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në pjesën veriore të vendit, ndonëse zyrtarët provincialë kanë thënë se në mesin e viktimave ka edhe civilë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dy sulme ajrore e kishin për cak një bazë të talibanëve në distriktin Khan Abad të provincës Kunduz, që është bastion i militantëve, shkruan Free Europe.
Megjithatë, zyrtarët provincialë thanë se së paku 12 civilë janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur nga këto sulme.
Këto sulme vdekjeprurëse u kryen në kohën kur përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe talibanëve po zhvillojnë bisedime të paqes në Katar.
Talibanët mohuan se u është vrarë ndonjë luftëtar në këto sulme dhe thanë se viktima ishin 23 civilë.