Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku janë përplasur një autoambulancë me një mjet tip “BMW X5”.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit bregdetar, kur ambulanca po shkonte të merrte një pacient.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur infermierja me inicialet A.R, 54-vjec. A.R, e cila ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
“Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMë, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore”– thuhet në njoftimin e policisë.
Dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur gjithashtu të lënduar nga aksidenti, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti me targa angleze, ka përfunduar brenda një lokali.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.