Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla në emisionin “Open” në Top Channel ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta ku bënte thirrje për hapjen e plotë të listave zgjedhore dhe kundërshtonte hapur formulën e propozuar nga PS-ja.
Për këtë numri dy i PS-së tha se Presidenti me atë deklaratë ka lënë zyrën dhe ka nisur fushatën për partinë e tij.
“Presidenti e ka lënë presidencën dhe ka nisur fushatën për partinë e tij, ose për opozitën në tërësi”-deklaroi Balla.
Ndërsa më tej Balla foli edhe për ndryshimet kushtetuese për listat e kandidatëve për deputet.
Balla tha se me sistemin e propozuar nga Partia Socialiste mundet që disa politikanë të konsiderojnë pozicionin e tyre. Madje ai shkoi më tej ku tha se nëse nuk merr vota për një mandat do konsiderojë jetën e tij politike.
“Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët”-tha Balla.